Erdogan: Në energjinë gjeotermale Turqia renditet e para në Evropë dhe e katërta në botë

Shpërndaje

Erdoğan: Fuqia e instaluar e energjisë tonë gjeotermale e cila në vitin 2002 ishte vetëm 18 megavat, sot ka arritur në 1.613 megavat.

Me këtë shifër në energjinë gjeotermale Turqia renditet e para në Evropë dhe e katërta në botë.

Gjithashtu Erdogan tha se synojmë të jemi një vend qendër jo vetëm në prodhim por edhe në teknologjitë e energjisë së rinovueshme.

“Në Manisa, ne zyrtarisht jemi duke inauguruar 1 termocentral dhe 3 centrale gjeotermale që do të sigurojnë punësim për afërsisht 1700 qytetarë dhe për të përmbushur nevojat për energji të 2.5 milion familjeve. Përveç kësaj, ne jemi duke filluar furnizimin me gaz natyror në zonat Soma dhe Kırkağaç”, shkruan Erdogan në postimin e tij në facebook.