Haradinaj: Nuk do të bëjmë koalicion parazgjedhor me asnjë parti, pas zgjedhjeve ta shohim

Shpërndaje

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se partia e tij nuk do të bëjë koalicion parazgjedhor me asnjë parti tjetër.

Haradinaj thotë se do të shkojnë të vetëm në zgjedhje ndërsa nuk e përjashton mundësinë e një koalicioni paszgjedhor.

“Nuk bëjmë koalicion me askënd, Koalicion kemi vetëm me qytetarët. Pra koalicion parazgjedhor nuk bëjmë me askënd. Por kjo nuk do të thotë që nuk bëjmë koalicion paszgjedhor” tha Haradinaj.