I del situata nga kontrolli Ardit Gjebreas duke qeshur: Ju kërkoj ndjesë, nuk më ka ndodhur që 9 vite (Video)

Shpërndaje

Klitoni dhe Hairi janë bërë pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare për të zgjidhur një çështje që i mundon për rreth 7 vitesh. Hairi është gjyshi i nuses së Klitonit, i cili i ka shitur një tokë për 10 mijë Euro.

Hairi i ka marrë këto para por Klitoni nuk ka as tokën dhe as paratë. Toka ka dalë me probleme dhe Hairi ia ka shitur pavarësisht këtyre problemeve.

Klitoni i kërkon lekët e tij dhe me të drejtë, por Hairi thotë se i ka ngrënë të gjithë lekët dhe nuk ka çfarë t’i japë, madje thotë që t’i harrojë ato lekë.