Ilaçi “Ivermectin” i disponueshëm në barnatore, do të jepet vetëm me recetë

Shpërndaje

Në barnatore pres sot është i disponueshëm për shitje ilaçi “Ivermectin”, që vlerësohet si një ilaç për trajtimin e pacientëve me Kovid-19.

Lirim Shabani, drejtori i Agjencisë për barna dhe pajisje mjekësore (MALMED) ka theksuar se ky ilaç do të jetë gati për t’u blerë në barnatore prej të martës.

“Çmimi i ilaçeve përcaktohet nga Ministria e Shëndetësisë, por mendoj se do të kushtojë rreth 300 denarë”, tha Shabani, duke sqaruar se ilaçi tashmë gjendet në vend.