Ish Presidenti, Donald Trump largohet nga Shtëpia e Bardhë (Video)

Shpërndaje

Presidenti i SHBA në largim Donald Trump u largua sot nga Shtëpia e Bardhë.

Drejtpërdrejt nga baza ushtarake “Andrews”- Donald Trump po largohet nga Uashingtoni, pak përpara inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Joe Biden, për të filluar jetën e tij post-presidenciale në Florida.

Kushtetuta, ligji suprem i Shteteve të Bashkuara, thotë se presidenti, e mban detyrën e tij gjatë mandatit prej katër vjetësh.

Ndërsa amendamenti i 20-të deklaron se mandati i tij përfundon në mesditën e 20 janarit dhe presidenti i ri bën betimin duke u bërë president në mesditën e 20 janarit. Pra deri në orën 11:59:59 (sipas kohës amerikane) zoti Trump është ende president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Në një fjalim të shkurtër për gazetarët pas nisjes, Trump tha se ai kishte arritur shumë gjatë mandatit të tij dhe shtoi se ai dhe gruaja e tij Melania e donin popullin amerikan, transmeton Guardian.

Trump nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e sotëm të Joe Biden si president i Shteteve të Bashkuara.