Momenti kur gruaja qëllohet me plu.mb në qafë brenda Kongresit Amerikan

Shpërndaje

Kaosi po vazhdon ende brenda Konresit Amerikant teksa mbështetësit e presidentit, Donald Trump vijojnë protestat e dhu*nshme në Washington DC.

Tashmë shumë video po qarkullojnë në rrjetet sociale teksa po shfaqin një anë tjetër të SHBA-ve, që nuk e kemi parë kurrë.

Pak më parë u raportuar se një grua është lënduar rëndë me ar*më, ndërkohë që tani është bërë publik edhe momenti i pla*gosjes së saj në qafë.

Raportohet se edhe disa policë dhe protestues janë lënduar gjatë përleshjes mes dyja grupeve.

Donald Trump ka reaguar duke kërkuar qetësi gjersa ka urdhëruar që situatën nën kontroll ta merr Garda Kombëtare.

Kujtojmë se ligjvënësit amerikanë ndërprenë seancat që hapën pasdite për çertifikimin e votave elektorale, të cilat po zgjateshin për shkak të kundërshtimeve të disa ligjvënësve republikanë.

Udhëheqësit demokratë të Kongresit, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi si dhe udhëheqësi i pakicës së Senatit Charles Schumer, i kërkuan Presidentit Trump të bëjë thirrje që protestuesit të largoheshin menjëherë nga Kapitoli dhe zona rreth tij.

E kundërta ndodhi dhe protestuesit u përhapën kudo në ndërtesën e Kapitolit, kjo bëri që policia të shoqëronte anëtarët e Kongresit jashtë ndërtesës për arsye sigurie.

VIDEO