Mot me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut

Shpërndaje

Moti në vend do të jetë kryesisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut, të cilat do të jenë më të rrëmbyeshme në pjesët perëndimore, sidomos në mëngjes dhe në fund të ditës, dhe lokalisht do të ketë reshje mbi 25 l / m2. Nëpër male do të bjerë borë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare në jug. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 3 deri në 7, kurse ajo maksimale do të arrijë 6 deri në 14 gradë.

Në Shkup mot me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut, sidomos në mëngjes dhe në fund të ditës. Do të fryjë erë e lehtë nga jugu. Temperatura minimale do të ulet në 5 kurse ajo maksimale do të arrijë në 10 gradë.

Sipas Drejtorisë Hidrometeorologjike, në ditët në vijim do të mbizotërojë mot i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme në pjesët perëndimore, ku do të bjerë borë në male dhe shtresa e borës do të rritet, veçanërisht në pjesën e malit Shar. Reshjet e shiut herë pas here do të kthehen në borë në disa vende më të larta.