Rama inspekton projektet e Vlorës/ Sheshi i Flamurit, Rindërtimi i kampusit universitar, infrastruktura turistike…!

Shpërndaje

Vlorë – Nis rindërtimi i Sheshit të Flamurit e kthimi i tij në një hapësirë të integruar me parqet e me varrezat e Dëshmorëve dhe fillon bashkë me të, Faza 2 e rehabilitimit të Zonës Historike, ku do të shtrihet infrastruktura e re rrugore e nëntokësore, si edhe zgjerohet në mënyrë të konsiderueshme hapësira.

Do të pritet kulla e asnjëherëpërfunduar në mes të sheshit dhe baza e saj prej tre katesh të larta do të transformohet në një qendër komunitare për të gjitha moshat, me hapësirat e saj argëtuese e kulturore, duke krijuar edhe një tjetër stacion për vizitorët e turistët.

Vlorë – Rindërtimi i kampusit universitar vijon me hapësirën publike e zonën sportive, si edhe me infrastrukturën e lagjes pranë, duke e lidhur kampusin me bulevardin “Ismail Qemali”.

Vlorë – Nis projekti i ri i infrastrukturës turistike të Vlorës, që do të lidhë Ujin e Ftohtë me Radhimën e Orikumin, me rrugën ekzistuese të cilës do t’i shtohet edhe korsia e biçikletave, bashkë me elementë të rinj të mobilimit urban, si edhe me rrugën e re që do të sigurojë ndarjen e trafikut të makinave nga traseja ekzistuese, e cila do të kthehet në zonë këmbësore në pjesën e Radhimës, ku do t’i jepet prioritet pushuesve e njësive të shërbimit të zonës.

Vlorë – Ka nisur jetësimi i paketës së re të investimeve në ujësjellës, me tre projekte të rëndësishme të financuara nga qeveria shqiptare, të cilat do të pasohen nga projekti përmbyllës i furnizimit me ujë 24 ORË të krejt Vlorës, financuar nga Banka Gjermane për Zhvillim.

Vlorë – Po merr formë Lungomare+ me 1 kilometër plazh të kombinuar urban dhe natyral, pishinën olimpike e pishinën e fëmijëve, parkingun nëntokësor, shëtitoren e pishave, si edhe njësitë e reja të shërbimit për pushuesit në standardet e një hapësire publike turistike me 5.