Në ditëlindjen e Ali Ahmetit Artan Grubi promovon objektin e ministrisë!

Shpërndaje

Sot me fillim në ora 12:00, është bërë hapja e objektit të Ministrisë për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive.

Në këtë ngjarje prezent ishin Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, z.Zoran Zaev.

Pas hapjes solemne, zëvendëskryeministri i parë z. Artan Grubi bashkë mekryeministrin, z. Zoran Zaev dhanë deklarata për gazetarët në media qendrën e Ministrisë për sistem politik.

Adresa e objektit të ministrisë për sistem politik do të jetë rruga Filipi i Dytë i Maqedonisë, numër 11 (pallati 6 katesh në hyrje të garazhit nëntokësor pranë Teatrit Kombëtar të Maqedonisë).

Video nga konferenca për shtyp:

Pas promovimit Grubi në rrjetin social facebook shkruan: “Shtëpia jonë e re”