Rama: Në Laç 10 kompani shqiptare dhe kompania turke Albayrak, janë angazhuar për ndërtimin e 727 apartamenteve

Shpërndaje

Në fund të këtij viti, kryeministri Rama ka premtuar se Laçi, i cili u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit, do të jetë një qytet i ri. Shefi i qeverisë ka inspektuar punimet për ndërtimin e 727 apartamenteve të reja në këtë zonë.

Përveç pallateve për qytetarët që mbetën pa shtëpi, do ndërtohen edhe 4 shkolla të reja, 2 kopshte, spitali si dhe godina e re e bashkisë. Në Laç, aktualisht po punojnë 10 kompani shqiptare e një kompani turke, gjithsej 3 mijë punëtorë për të garantuar përfundimin sa më shpejt të godinave të reja.

Postimi i plotë i kryeministrit Rama:

Laç – 10 kompani shqiptare e kompania turke Albayrak, me një total prej afro 3000 punëtorësh, janë angazhuar në kantieret e infrastrukturës, blloqeve të reja të banimit me 727 apartamente të reja, blloqeve ekzistuese që do të rikonstruktohen tërësisht, sistemimit nën tokë të përroit që përmbyste historikisht qytetin, rrjetit të ujësjellësit të ri, 4 shkollave të reja e rinkonstruksioneve të thella të 3 shkollave të tjera, 2 kopshteve të reja, si edhe spitalit të ri e gjithashtu godinës së bashkisë së re, për Krishtlindje e Vit të Ri, Laçi do të jetë një qytet që nuk do ta njohin kur të kthehen për festa, ata që jetojnë jashtë tij!

Laç- Duke ndjekur vijimin e punës në lagjen nr 1, ku po kryhen rikonstruksione e meremetime të ambjenteve të përbashkëta, si edhe po vishen me shtresë kapot e do të ribëhen nga e para fasadat e 140 pallateve për 1500 familje për Krishtlindje e Vit të Ri Laçi do të jetë një qytet që nuk do ta njohin kur të kthehen për festa, ata që jetojnë jashtë tij.