Trump kritikon Pence: Nuk pati kurajo të bëjë gjënë e duhur për të mbrojtur vendin dhe Kushtetutën

Shpërndaje

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka kritikuar hapur nëpërmjet një ‘’Tëeeter’’ krahun e djathtë të tij, zv/presidentin në detyrë Mike Pence.

Trump i kërkoi sot nga protesta Mike Pence që ky i fundit mos pranonte në Kongres rezultatin e zgjedhjeve nga numërimi i votave elektorale, por ky i fundit deklaroi në sallë se s’mund të ndryshonte rezultatin final.

Presidenti në detyrë e kritikon Pence se nuk pati kurajon të bëjë gjënë e duhur për të mbrojtur vendin e Kushtetutën. Sipas tij SHBA kërkon të vërtetën.

Mike Pence nuk kishte guximin të bënte atë që duhej të ishte bërë për të mbrojtur vendin tonë dhe Kushtetutën tonë, duke u dhënë shteteve një shans për të vërtetuar një grup të korrigjuar të fakteve, jo ato mashtruese ose të pasakta, të cilave u kërkohej të vërtetonin më parë. SHBA kërkon të vërtetën!