Vetëvendosja zbardh të vërtetën e tenderit rreth asfaltimi të rrugës së Sferkë-Rud

Shpërndaje

Anëtari i LVV, Alban Krasniqi ka shpërndarë aktvendimin për ndarjen e tenderit nga Komuna e Malishevës për rrugën Sferkë-Rud, e që nga reshjet e shiut të ditëve të fundit është dëmtuar.

Krasniqi ka thënë se nuk mund të fshihet dot e vërteta që kjo ndërtimi i kësaj rruge u tenderua dhe mbikëqyre nga Komuna e Malishevës.

Ai tha se gjatë ditës së djeshit u tentua të gënjehet opinioni publik.

‘Dje komuna e Malishevës dhe ca zyrtarë të asaj që vetëquhet parti tentuan ta gënjejnë opinionin se kjo rrugë gjoja është ndërtuar nga ministria e infrastrukturës. Por, gënjeshtra i tyre zgjati për aq kohë sa mu desht të futem në sistemin online të prokurimit publik ”e-prokurimi” për ta vërtetuar të kundërtën’.

*** ‘Pra, kjo rrugë është tenderuar dhe mbikëqyrur nga komune e Malishevës, kurse mjetet janë ndarë nga niveli qendror’ – shkruan Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook.

Me ç’rast edhe ka ndarë dokumentet: