Ziadin Sela: Mbi 3 mijë lëndë mbahen në sirtarët e sigurimit shtetit vetëm sepse janë shqiptarë

Shpërndaje

“Ligji për Shtetësi do të bëhet”, u shprehe me bindej lideri i ASH-së, Ziadin Sela sonte në emisionin “Plotica” në Tv Globi.

I pyetur se sa qytetarë janë pa shtetësi, Sela tha se janë me mijëra, dhe shtoi se ato nuk u jepen vetëm pse janë shqiptarë. Ai tha se Shtetësia ka qenë premtim elektoral i ASH ddhe AAA-së, gjë nga e cila nuk heqin dorë.

“Mbi 3 mijë lëndë mbahen në sirtarët e sigurimit shtetit vetëm sepse janë shqiptarë. Si shpjegohet kjo? Sigurisht që nuk jepen vetëm pse janë shipëtarë”, tha lideri i ASH-së, Ziadin Sela.