A do të kthehej Vjosa Osmani në LDK si kryetare? Peci thotë se ajo do të jetë për pesë vite presidente

Shpërndaje

Peci thotë se Osmani do të bëhet president që më pas s’mund të jetë kryetare e një partie.

Kandidati e iniciativës “Guxo” në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci thotë në “Debat Plus” se Vjosa Osmani ka një partneritet katërvjeçarë me LVV-në.

I pyetur nëse Vjosa do të kthehet në LDK pas dorëheqjes se Isa Mustafës dhe Kryesisë së LDK-së, Peci është përgjigjur:

“Ne bashkë me Vetëvendosjen kemi fituar rreth 60 deputetë. Tash për katër vite kryeministër do të jetë Albin Kurti dhe Vjosa Osmani presidente për pesë vitet e ardhshme”.

Peci ka thënë se pavarësisht se Mustafa dhe Kryesia e LDK-së kanë dhënë dorëheqje, kanë shumë anëtarë tjerë të LDK-së që do të pengonin reformat.

Ai ka thënë se nëse Osmanit i bëhet ftesë për t’u kthyer si kryetare e LDK-së ajo do të vendos vet.

“Në këtë moment unë mendoj se ajo duhet të jetë presidente pasi ka bërë një zotim”, deklaroi më tej Faton Peci.