Ç’dallim ka LSDM nga VMRO?!

Shpërndaje

Shkruan: Urim SALIHU

Ne harrojmë!Këtu nuk ka pikë dyshimi. Xhelalët e së djeshmes i heqim nga kujtesa.S’ka rëndësi se edhe ata janë ai mllefi i grumbulluar yni. Ne mbajmë mend të fundit. Kur na lodhin sundimtarët e fundit ne me përkëdheli, të mashtruar në mënyrë kaq briliante fillojmë t’u besojmë atyre që i urrenim dikur. Meqë urrejmë të pushtetshmit e sotëm, harrojmë tmerret e shkaktuara nga ata të djeshmit. Nuk kemi mundur dot t’a tejkalojmë këtë. Kur një popull i ka të dobët mekanizmat e kujtesës ai është i destinuar të nënshtrohet, të ndjejë abuzimin, goditjet dhe në fund nënshtrimin. Aq mëkeq kur ka humbur memorien. Natyrisht se kjo e ndihmuar edhe nga politika shqiptare.

Ne harrojmë sepse strategjia e maqedonasve është thjeshtë e kuptueshme,por ne gjithmonë i kemi dy kuptimet për t’a. Gjithmonë kemi dy mendime për maqedonasit. Mendojmë se pjesa e parë të shtypin, të burgosin , të vrasin, t’i marrin të drejtat, të bëjnë të jetosh në geto, të bën mos kesh infrastrukturë në zonat shqiptare , mos kesh arsim kualitativ, kulturë, sport, shkencë.

Dhe pjesa tjetër maqedonase është ajo që mund të n’a shpëtojë dhe që duhet të vijë që të shporrim një tjetër që e kishimdhe harruam se na bëri të na pijë e zeza.Si mund të ti jep gjërat dikush që ti morri në mënyrë ordinere. Ajo pjesa që mund të na shpëtojë dikur bënte si ata që në pushtetin e fundit na bënë të jetojmë vitet e ferrit.

Gjithmonë të bëhet se ngjan si një marrëveshje e pa shkruar midis maqedonasve kundrejt nesh. Sikur ja unë i shtypa deri këtu dhe dil në skenë ty tjetri për tu ndjerë si shpëtimtarë i tyre.

Ata do harrojnë qeverisjen e parë dhe do mbajnë mend këtë tjetrën, më të sofistikuar kundrejt nesh, me të njëjtat instrumente abuzimi , por të një forme tjetër.

Midis njërës palë që ik dhe tjetrës që vjen , ne ndjejmë gjithmonë te njëra ferrin dhe tjetra shpëtimin dhe e kundërta.

Ata ka tre dekada që vijnë dhe shkojnë, tek ne nuk ndryshon asgjë. Aty ku mbaron e zeza e njërës fillon e tjetrës ndërsa ne njërën palë gjithmonë e mendojmë si xhelatët tanë dhe tjetrën shpëtimi ynë. Vetëm një gjë nuk e qartësuam dot.Faktin se të dyja janë të njëjta dhe i kanë gjetur secila palë disa shqiptarë të dëgjueshëm që vijnë e propagandojnë në terrenin shqiptarë dhe ne jemi të gatshëm ti bëjmë heronj shqiptarë nën ombrellën e partive maqedonase, ky është fundi ynë.