Haxhiu bën thirrje që të festohet nëpër shtëpi: Mos dilni në sheshe

Shpërndaje

Anëtarja e VV’së, Albulena Haxhiu ka bërë thirrje që të festohet nëpër shtëpi e të mos dilet nëpër sheshe marrë parasysh situatën me pandemi.

Ajo këto komente i ka bërë në konferencën për medie të VV’së.

“Kemi pasur një ditë të gjatë me temperatura të ulëta. Kam një mesazh falënderimi dhe mirënjohje të thellë për qytetarët e Kosovës. Dalja e tyre ka qenë e kënaqshme për demokracinë tonë. Andaj mund të themi se fjala referendum ak qenë e qëlluar. Kërkojmë që festa e qytetarëve të vazhdojë nëpër shtëpitë e tyre. Kjo për shkak se në sheshe dhe në këtë temperaturë të ftohtë mund të kemi pasoja shëndetësore. Jemi në një situatë pandemike.”, ka thënë ajo.

“Edhe një herë, mos të festojmë në sheshe por pranë familjes. Duke e ditur se festojmë me zemër”, shtoi Haxhiu.