Prej nesër mot i ftohtë, në disa vende gjatë ditës temperaturat nën zero

Shpërndaje

Borë në male, shira të rrëmbyeshëm në vend më të dendura dhe të shoqëruara me erë mbi 70 kilometra në orë, njoftojnë meteorologët për nesër.

Nga DPHM informojnë se nesër moti do të jetë i vranët me reshje shiu, në vende të rrëmbyeshme me mbi 20 l/m2 e ndjekur nga erë e fortë mbi 70 km/orë. Në malet në veriperëndim do të ketë reshje të borës. Pasdite, reshjet do të kthehen në borë edhe në disa vende më të larta.

Kumtojnë se për shkak të depërtimit të një mase ajri shumë të ftohtë nga veriu, nesër pasdite do të fillojë të fryjë erë veriore e intensifikuar e cila do të vazhdojë në ditët në vijim dhe do të shkaktojë ftohje të konsiderueshme. Do të jetë shumë ftohtë gjatë fundjavës me reshje dëbore. Mbulesa e borës do të rritet në male.

Temperaturat e mëngjesit në disa vende do të bien në minus 12 gradë, ndërsa temperaturat ditore në shumë vende do të qëndrojnë nën zero.