Zaev-Berns: Maqedonia e Veriut mbetet partner stabil strategjik i SHBA-së

Shpërndaje

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot e priti ambasadoren e sapoemëruar të SHBA-së në vend, Kejt Mari Bërns.

Dy bashkëbiseduesit, siç kujtmoi pres shërbimi qeveritar, u pajtuan se Maqedonia e Veriut mbetet partner strategjik stabil i SHBA-së, i fokusuar në angazhimet e përbashkëta për siguri, liri dhe prosperitet demokratik në rajon, si dhe në aktivitetet e përbashkëta në luftën kundër terrorizmit dhe kërcënimeve tjera ndaj paqes në botë.

Kryeministri Zaev, qëndron në kumtesë, i dëshiroi mirëseardhje dhe mandat të suksesshëm ambasadores Bërns në Maqedoninë e Veriut dhe ka shprehur falënderim për punën e shkëlqyer të ambasadorit paraprak amerikan Xhes Bejli dhe zëvendës shefes së misionit, Mikaela Shvajcer Blum.

Kryeministri Zaev, si interes afatgjatë të vendit e ka cekur intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral politik dhe ekonomik me SHBA-në, si dhe përkushtimin e agjendës së reformuar të BE-së për arritjen e rezultateve konkrete në sferën e sundimit të së drejtës, antikorrupsionit, reformat në sigurinë dhe administratën publike.

Në takimin është shprehur gatishmëri për pranimin e obligimeve të cilat dalin nga anëtarësimi i plotëfuqishëm në NATO deri nga fundi i vitit 2019 dhe fillimi i vitit 2020, siç është, thuhet rritja e BPV prej 0,2 për qind në nivel vjetor në dy për qind deri në vitin 2024, modernizimin e kapaciteteve të armatës dhe rritjen e pjesëmarrjes në misione të përbashkëta. Ambasadorja Bërns në takimin tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës me padurim presin që gjatë muajve të ardhshme t’i dëshirojnë mirëseardhje Maqedonisë së Veriut si anëtare e 30-të në NATO dhe shtoi se do t’i investojë kapacitetet dhe përvojën e saj që të vazhdojë bashkëpunimi i suksesshëm ekonomik dhe politik mes SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.(koha.mk)