LSDM-ja nuk arrin të zgjedhë nënkryetarët e rinj të partisë. Ku është Muki?!

Shpërndaje

Ka mbaruar mbledhja e Këshillit qendrorë të LSDM-së në të cilën kanë marrë pjesë shumë kryetar komunash, ministra, zëvendës ministra dhe deputet të partisë në pushtet.

Ashtu si ka deklaruar sekretari gjeneral Nikolovski, në këtë takim janë zgjedhur shumë anëtarë të rinjë në komisionet partiake ndërsa për kordinatore të forumit të grave është zgjedhur deputetja Snezhana Kalevska Vancevska.

Për kryetar komisioni për punë të brendëshme është zgjedhur Zoran Verushevski, për shëndetësi Venko Filipce, për kulturë Robert Allagjozovski, për punë të jashtme Edmond Ademi, për transport Blagoj Bocvarski, për shoqëri informative Dragan Gocevski.

Nikolovski ka deklaruar se partia ka formuar edhe komision të ri për realizimin e konceptit politik ‘Një shoqëri për të gjithë’.

Edhe kësaj radhe Këshilli Qendror i LSDM-së nuk ka arritur t’i zgjedh nënkryetarët e partisë. Socialdemokratët thonë se Këshilli Qendror ka vendosur që nënkryetarët të zgjidhen mbledhjen e ardhshme.

Ndërkohë në mbledhjen e sotme janë zgjedhur dhjetëra kryetar komisionesh dhe kryetarja e forumit të gruas, ndërsa anëtarët kanë bërë edhe deklaratën për luftë të pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit.

I pyetur nëse në mbledhje është diskutuar edhe për dy funksionar të LSDM-së për të cilët pretendohet se janë të përfshirë në rastin “Reket”, sekretari i përgjithshëm Ljupço Nikollovski ka deklaruar se deklarata e nënshkruar ka për qëllim t’i motivojë organet e ndjekjes penale që zbardhin të gjitha rastet në të cilat ka dyshime për krim dhe korrupsion.