Ambasadori gjerman: Paqëndrueshmëria politike të marrë fund, Kosovës nuk i duhen edhe një palë zgjedhje

Shpërndaje

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se paqëndrueshmëria e zgjatur politike duhet të marrë fund.

Ambasadori përmes një postimi në Twitter ka theksuar se Kosova dhe njerëzit e saj meritojnë stabilitet.

“Mendimi im: paqëndrueshmëria e zgjatur politike duhet të marrë fund. Kosova dhe njerëzit e saj meritojnë stabilitet tani! Shkuarja në zgjedhje të reja do të ishte gjëja e fundit që i duhet tani Kosovës”, ka shkruar ambasadori Rohde.