Me mbi 90 për qind të votave Zaevi konfirmohet lider i LSDM-së

Shpërndaje

Procesi zgjedhor në LSDM ka përfunduar në orën 19:00, dhe kandidati i vetëm për lider të partisë, Zoran Zaev ka fituar edhe një mandat tjetër 4-vjeçar në këtë parti.

Për Zaevin votuan “për” 59240 anëtarë, nga 68.999 sa janë paraqitur për të votuar.

“Sot, deri në orën 19:00 dalja ka qenë 90%. Sipas rezultateve të para, nga 237 vendvotime, kanë arritur rezultate për 227 vendvotime. Për kandidatin Zoran Zaev kanë votuar 59240, 865 janë kundër, kurse fletëvotime të pavlefshme janë 277”, njoftuan nga Komisioni Zgjedhor.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev i drejtohet publikut.

Paraqitja e tij, vjen ngaqë ai tashmë ka siguruar edhe mandatin e tretë si lider i partisë, në zgjdhjet që u mbajtën sot.

Për një kohë të shkurtër, përjetova për mua vendime të rëndësishme. Fillimisht besimi nga qytetarët, në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe kam nderin ta udhëheqë qeverinë. Besim kanë treguar edhe deputetë në shtëpinë legjislative. Sot, besim treguan edhe socialdemokratët maqedonas, duke e vënë nënshkrimin dhe vulën e besimit në mua”, tha Zaevi.

Ai edhe sot paralajmëroi, se do të ketë pranverë politike, se do të ketë ndryshime në parti dhe në zgjedhjen e kuadrove.

Shprehu bindjen, se partia e tij do të orientohet edhe më tej drejt Bashkimit Evropian.