Tetovë, digjet banesa në afërsi të objektit të vjetër të UT-së (Video)

Shpërndaje

Një banesë është dje*gur tërësisht në afërsi të objektit të vjetër të Universitetit të Tetovës, ndërsa disa persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, si pasojë e frymëmarrjes së rënduar nga tymi.
Zjarri ka shpërthyer rreth orës 12:30 min, ndërsa në banesë nuk ka pasur banorë në momentin e shpërthimit të zjarrit, por përhapja e tymit nëpër pallat, ka bërë që të ndjehen keq banorët e hyrjeve tjera.

NJTZ ka intervenuar me tre makina kundër zjarrit dhe 9 zjarrfikës me çrast fillimisht janë evakuuar gjithë banorët e pallatit, ndërsa më pastaj, është lokalizuar edhe zjarri që ka shpërthyer në banesë. Sipas informatave të para, shkak i zjarrit ka qenë ngrohësja elektrike.

“Shumë shpejt zjarrin e kemi futur nën kontroll dhe kemi bërë evakuimin e banorëve nga banesat. Mendoj që u kry gjithçka ashtu siç duhet sepse nuk lam flakët e zjarrit të depërtojnë edhe nëpër banesa tjera”, tha Uka Aliti. komandant i NJTKZ./alsat/