Arifi kërkon nga Qeveria Kurti Fond Kombëtar të Solidaritetit dhe përfshirjen e Luginës në dialogun me Serbinë

Shpërndaje

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi së bashku me deputetin shqiptar në Serbi, Argjend Bajrami kanë takuar sot kryetarin e Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Arifi në profilin e tij në Facebook, ka thënë se ka paraqitur dy kërkesa për Qeverinë Kurti.

“Konjufcën fillimisht e urova për zgjedhjen e tij në krye të kuvendit dhe rezultatin e fituar në zgjedhjet e fundit. Ndërsa theks të veçantë të këtij takimi kishim kërkesat tona drejtuar Republikës së Kosovës për Shqiptarët e Luginës së Preshevës:

Fondin Kombëtar të Solidaritetit

Përfshirja e Luginës së Preshevës në dialogun Prishtinë-Beograd.

Në fund ka thënë se zgjedhja e Konjufcës në organin më të lartë legjislativ, është shpresë për proceset demokratike të Kosovës e që do të shërbej gjithashtu për stabilitetin politik në republikë.