Borrell: Inkurajova Kurtin të përfshihet në dialog – shumë shpejt do kemi takimin e lartë

Shpërndaje

Shefi i Diplomacisë Europiane, Josep Borrell, ka folur pas takimit që pati me Kryeministrin Albin Kurti.Ai ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për përfshirjen e Kryeministrit Kurti në dialogun me Serbinë, ngase sipas tij, rruga europiane e Kosovës, kalon nëpër dialog, njofton Klan Kosova.”Rruga Europiane e Kosovës, kalon nëpër këtë dialog. Për të arritur një marrëveshje të obligueshme, për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë”.”Për këtë e inkurajova Kryeministrin Kurti të përfshihet në këtë çështje. Ai, ekipi im dhe Lajçak jemi duke bërë punën tonë”.”Nuk do të jetë e lehtë dhe e kënaqshme, por kjo duhet bërë për të gjithë Ballkanin, për të gjithë popullin e Kosovës dhe Serbisë”.”Ne shumë shpejt do të kemi takimin e lartë në Bashkimin Europian. Ne jemi dakorduar që të fillojmë këtë çështje”.