Çmimet në spitalet private do të kufizohen me ligj, dorëzohen nesër në Qeveri

Shpërndaje

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka bërë të ditur, se çmimet në spitale private për pacientët me Covid-19 do të kufizohen me ndryshime në Ligjin për mbrojtje shëndetësore.

“E kemi dëgjuar apelin e qytetarëve, sërish është krizë, ka nevojë që të shfrytëzohet ai kapacitet spitalor”, tha Filipçe para sallës “Boris Trajkovski”.

Ndryshimet ligjore do t’i dorëzojë nesër në Qeveri Shtabi i Krizës, dhe në kuadër të tyre, parashihet që spitalet private të kufizojnë çmimet e shërbimeve shëndetësore në kohë të krizës dhe të gjendjes së jashtëzakonshme.

Ka njoftuar, se nga e mërkura do të vazhdojë vaksinimi i qytetarëve të moshuar me sasinë e vaksinave Sputnik të cilat kanë mbetur nga vaksinimi i qytetarëve që punojnë në infrastrukturë të rrezikuar./TV21