“E ka dënuar populli”/ Rama nuk pret: Ja kur do të shkarkohet presidenti Meta

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sërish se presidenti Ilir Meta do të shkarkohet nga detyra.

Shefi i qeverisë tha se shkarkimi do të bëhet nga parlamenti aktual, pasi sipas tij, thirrjet e Metës për referëndum u dënuan nga populli

“Meta është jashtë çdo lloj konfiguracioni, Meta është i dënuar nga populli shqiptar dhe parlamenti do të shprehet. Do të shprehet ky parlamenti tani. Ky parlament duhet të formalizojë. Ilir Meta është dënuar në mënyrë spektakolare nga populli shqiptar. Kërkoi referendum. PD nuk është dënuar nga populli shqiptar. PD për mua ka arritur maksimumin që do të arrinte.”, tha Rama në Opinion.

Kjo nuk është hera e parë që PS merr nismë për shkarkimin e Metës. Të njëjtën gjë bëri edhe një vit më parë, por pa e finalizuar.