Kosova refuzon ekstradimin e Afrim Ismailoviq, i dënuar në rastin “Monstra”

Shpërndaje

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut për ekstradimin e Afrim Ismailoviq, i dënuar në rastin “Monstra”. Në ndërkohë Gjykata Penale e Shkupit më 23 shkurt të këtij viti ka dënuar me burgim të përjetshëm Alil Demirin, si dhe vëllezërit Agim dhe Afrim Ismailoviq të akuzuar për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smilkovës, më 12 prill. Dy të akuzuarit e tjerë Fejzi dhe Haki Aziri, gjykata i dënoi me 15 dhe nëntë vjet burgim. Kurse, Sami Luta është liruar nga akuza në mungesë të provave.