Ministri Besimi: Edhe një investim tjetër i përfunduar me sukses përmes Projektit për Përmirësimin e Shërbimeve Komunale MSIP

Shpërndaje

Dhe një investim tjetër i përfunduar me sukses përmes Projektit për Përmirësimin e Shërbimeve Komunale #MSIP. Sot me kryetaren e Tetovës Teuta Arifi realizuam ngjarje publike me rastin e përfundimit të ndërtimit të një pjese të re të bulevardit “Vidoe Smilevski-Bato”.

📍 Me realizimin e këtij projekti veprojmë drejt:

✅trafikut më të sigurt,

✅përmirësimit të infrastrukturës rrugore,

✅uljen e ndotjes në vetë qytetin.

✅zhvillimin ekonomik të komunës,

✅cilësi më të mirë të jetesës së qytetarëve,

Përmes Projektit të përmirësimit të shërbimeve komunale, e zbatuar nga Ministria e Financave me mbështetjen e Bankës Botërore , përmes investimeve në projekte kapitale, të tilla si rrugë, furnizim me ujë, kopshte dhe projekte të tjera, po përmirësojmë kushtet e jetesës në të gjitha komunat në vend. Deri më tani, rreth 270 projekte janë realizuar për të përmirësuar jetën e qytetarëve në komuna.