Sedat Peker prononcohet për pasaportën e tij: Tani jam në Afrikë…

Shpërndaje

Shtetasi turk Sedat Peker i është drejtuar opinionit në Maqedoninë e Veriut lidhur me informacionet e ditëve të fundit për pasaportën e tij false dhe se është larguar nga Maqedonia për shkak se është kërkuar për krime të kryera në Turqi, transmeton gazeta Lajm.

Në vazhdim e sjellim demantin e plotë të tij:

“Njoftim zyrtar deri te opinioni në Maqedoninë e Veriut. Për shkak të problemeve shëndetësore të shkaktuara nga virusi “Covid 19” nuk pata mundësi të ndajë kohë për përpunim të lejes sime për qëndrim në Maqedoninë e Veriut, ku kam qëndruar. Me arsyetim se nuk mundem të qëndroj në Maqedoninë e Veriut më shumë se 90 ditë pa viza, me bashkëshorten dhe vajzat e mia të cilat ishin së bashku me mua, na larguan nga vendi në kufirin me Kosovën, në mënyrë johumane dhe joprofesionale nga ana e qindra policëve. (Posedoj leje për qëndrim në Kosovë). Edhe pse kishte shumë lajme të rrejshme dhe të pabaza në portale dhe mediume të ndryshme, personalisht për mua, që e cenonin nderin dhe autoritetin tim, unë nuk u përgjigja ndaj asnjërit.

Megjithatë, në dy ditët e fundit ka raportime dhe lajme për pasaportë të rrejshme me fotografinë time dhe identitet të huaj. Pasaporta gjoja qenka përgatitur pesë ditë pasi u largova nga Maqedonia. Siç e din çdo laik, gjatë marrjes dhe përpunimit të pasaportës, bëhet skrining i syve. Përveç kësaj, nevojitet edh nënshkrim dhe gjurma të gishtërinjve. Megjithatë, nuk është e mundur të posedoj pasaportë sepse në atë kohë unë personalisht kam qenë në vend tjetër.

Nuk e kam pasaportën e lartpërmendur. As që kam aplikuar, e as që posedoj atë pasaportë. Tani jam në Afrikë, punoj këtu në biznes projekte, me identitetin tim dhe me pasaportën time. Është krejtësisht jolegjitime që partitë politike përmes mediumeve në vend ta keqpërdorin emrin tim për rivalitete mes veti, pa vendim gjyqësor për mua. Tani lehtë mund ta kuptoj se ata që e kanë këtë pasaportë, që nuk ka shenjë të gishtit, skan të syve ose nënshkrim, e kanë bë atje. Ata e krijuan gjithë këtë, për të bë një ‘lojë’ kundër meje. U bëj apel politikanëve që e shfrytëzuan këtë incident, që nuk mund të jetë juridikisht i bazuar sipas ligjit, të jenë të ndërgjegjshëm. Do të më vinte mirë nëse e publikojnë këtë reagim, dërguar nga avokatët e mi, të përkthyer nga turqishtja në gjuhën maqedonase“.