Ambasada Amerikane në Tiranë reagon menjëherë pasi Sali Berisha u shpall “Non Grata”
Ambasada Amerikane në Tiranë, vetë diplomatja Yuri Kim shpërndajnë menjëherë deklaratën e Sekreatarit amerikan të Shtetit Antony Blinken, i cili pak minuta më parë deklaroi shpalljen “NON GRATA” të Sali Berishës.
“Veprimet korruptive të ish Presidentit Sali Berisha minuan demokracinë në Shqipëri. Sot shpall publikisht Berishën dhe familjen e tij të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA. Ne qëndrojmë të #BashkuarKundërKorrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”, shkruan Sekretari i Shtetit Antony Blinken.
Ky njoftim është shpërndarë me shpejtësi nga zyra diplomatike në Tiranë dhe vetë Ambasadorja Yuri Kim.
"Veprimet korruptive të ish Presidentit Sali Berisha minuan demokracinë në Shqipëri. Sot shpall publikisht Berishën dhe familjen e tij të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA. Ne qëndrojmë të #BashkuarKundërKorrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri." Sekretari i Shtetit Blinken https://t.co/YeYVSsZaKn
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) May 19, 2021
"Përcaktimi publik i shqiptarit Sali Berisha për shkak të përfshirjes në korrupsion domethënës". Deklarata e plotë në shqip e Sekretarit të Shtetit Antony J. Blinken: https://t.co/aXrLqllUfG
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) May 19, 2021