Arritën 100 mijë vaksina, dhuratë nga armata kineze

Shpërndaje

Në poliklinikën “Jane Sandaski” në Shkup, kanë arritur edhe 100 mijë vaksina kineze të kompanisë “Sinofarma”, të cilat janë donacion për Maqedoninë e Veriut nga Ministria e Mbrojtjes në Kinë. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se donacioni i sotëm do i shtohet sasisë së vaksinave që i kemi të shpërndara mbarë vendit. Në vendin tonë, me vaksina kineze pati filluar vaksinimi masiv, pasi gjatë muajit të kaluar arritën 200 vaksinë të kompanisë “Sinofarm”, të cilat Qeveria i bleu me marrëveshje direkte me prodhuesin.

Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë

“Me procesin e vaksinimit me vaksinat kineze të cilat arritën para shumë javësh, tashmë ka filluar procesi i vaksinimit, ato janë shpërndarë, kanë mbetur edhe 50 000 doza, e cila dueht të aplikohet dhe tani këtë sasi do ta shtojmë tek vakzinat egzistuese dhe do ta vazhdojmë procesin e imunizimit pas grupeve më prioritare, dhe më tej do të vazhdoj për të gjithë popullsinë në vendin tonë”.

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska tha se me këto doza të reja do të vazhdoj edhe vaksinimi ndaj Armatës dhe Ministrisë që ajo drejton.

Radmilla Shekerinska, ministre e Mbrojtjes

“Kjo sasi e vaksinave do na jep shansë që ta vazhdojmë procesin e vaksinimit ndaj pjesëtarëve të Armatës dhe Ministrisë së Mbrojtjes, por, kuptohet se sasia më e madhe si dhe në rastet e tjera do të jenë për nevojat e punonjësve shëndetësorë dhe nevojat e qytetarëve”.

Ambasadori i Kinës në vend, Xhang Su deklaroi, se ky është edhe një aksion konkret për ndihmë të qytetarëve të Maqedonisë dhe demonstrim i shpirt të fqinjësisë.

Mbrëmë në Aeroportin e Shkupit, arritën edhe 38 400 vaksina tAstra Zeneka, përmes mekanizmit Covax. Përndryshe, janë paralajmëruar edhe 500 mijë vaksina “Sinovak”.

Deri dje, në Maqedoninë e Veriut kundër Covid-19 janë vaksinuar 203.324 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës e kanë marrë 12.719 qytetarë, ndërkaq dozën e dytë të vaksinës e kanë marrë 24.851 qytetarë. Vetëm dje janë vaksinuar 13.482 qytetarë./shenja