Pamje nga su.lmi ndaj profesor Iljazit nga ana e këshilltarit të BDI-së, Nefi Useini (Video)

Shpërndaje

Një pjesë nga su.lmi ndaj Iljaz Iljazit nga ana e këshilltarit Nefi Useini është xhiruar nga ballkoni i apartamentit ku banon profesori. Nga videomateriali shihet se si këshilltari Useini vrapon drejtë profesorit, ndërsa para tij e ndalojnë disa persona të cilët e largojnë anësh, kur arrinë Useini e kap për dore dhe e ka shtyrë, shkruan A1on.

Në të njejtën kohë vajza e Iljazit e cila bën incizimin e videos e paralajmëron Useinin se e xhiron incidentin por këshilltari me fjalë vulgare i thotë se do e hedhë nga ballkoni. Në xhirim shihen edhe persona tjerë, mejshtër të cilët punojnë në ndërtimin e ndërtesës mbrapa por edhe personi i cili i ka thënë Iljazit që të zbresë nga ndërtesa ku edhe fillon incidenti. Krahas atyre, janë xhiruar edhe persona të cilët në polici kanë deklaruar se ka pasur fjalim dhe incident verbal por jo edhe fizik, një nga ata kanë deklaruar se Iljazi e ka sulmuar Useinin e jo e kundërta.