Dy “të parat” – këto janë pilotet shqiptare në “Defender-Europe21”, njëra kosovare pjesë e ushtrisë amerikane dhe tjetra e asaj të Shqipërisë

Shpërndaje

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka publikuar fotografinë e ditës ku shihen dy pilote shqiptare të cilat marrin pjesë në stërvitjen “Defender Europe 21”.

Ambasada njofton se njëra nga pilotet, Valdete Mehanja, është kosovare pjesë e ushtrisë amerikane, kurse Armela Murati pilote nga Shqipëria.

“Njihuni me të “parat” të cilat po bëjnë hapa përpara drejt barazisë. Togerja e 2-të Valdeta Mehanja (majtas), pilote helikopteri me Regjimentin e Aviacionit 1-131 nga Garda Kombëtare e Alabamës dhe shqiptare e lindur në Kosovë, bisedoi mbi ngjashmëritë midis tyre me piloten e helikopterit të parë shqiptare femër, Togeren e 2-të Armela Murati, në aerodromin e Farkës në Shqipëri, ndërsa marrin pjesë së bashku në #DefenderEurope 21. DEFENDER-Europe 21 nxit ndërveprimin midis aleatëve të NATO-s dhe vendeve partnere”, thuhet në njoftim.