Lehtësohen masat; ora policore nga ora 24 deri në ora 5 të mëngjesit, hapen restorantet

Shpërndaje

Shtabi koordinues i krizave e pranoi propozimin e KSI-së dhe në bazë të pasqyrës epidemiologjike dhe rënies së numrit të të hospitalizuarve dhe nurmin e të infektuarve në seancën e nesërme i propozohet qeverisë masat reja për miratim.

Duke filluar nga data 12 Maj 2021, ndalesa për regjimin e posaçëm të qytetarëve dhe aiutomjeteve të fillon nga ora 24 deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Sipas kësaj leja e punës për objektet hoteljerike do të mund të punojnë vetëm në ambiente të hapua terasa deri në ora 23:30.

Të gjitha evnetet dhe ngjarjet mund të mbahen sipas protokolleve, respektivisht deri në 30% të kapacitetit të ambientit të mbyllët.

Protokolli deri tanishëm për çerdhet të ndryshohet dhe të lejohet ritja e numrit nga 15 në 20 fëmij në një grup.

Fitneset dhe qendrat e trajnimit mund të fillojnë me punë në objektet e tyre.

Lejohet shfrytëzimi i pushimit për punëtorët shëndetsorë.

Këto masa do të vlejnë nga 18 Maj 2021.