Në Durrës fillon stërvitja e madhe ushtarake “Defender Europe 2021”

Shpërndaje

Në portin më të madh shqiptar Durrës, sot fillon stërvitja më e madhe ushtarake “Defender Europe 2021”. Për këtë qëllim janë dislokuar ushtri, aparate dhe teknologji, më të mëdha që nga Lufta e Dytë Botërore.

Me stërvitjen do të udhëheq armata amerikane, ndërsa marrin pjesë pjesëtarë të 28 vendeve anëtarë dhe partnerë të NATO-s.

“Do të demonstrohet aftësi ndërvepruese në aktivitete të përbashkëta të pjesëmarrësve të stërvitjes, e cila është më ë mëdha që deri tani është mbajtur në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Edi Rama në Fejsbuk.

Në hapjen solemne do të marrin pjesë përfaqësues të lartë të SHBA-së, Shqipërisë dhe NATO-s.

Ambasada amerikane përmes publikimin në rrjetet sociale u dëshiroi mirëseardhje tre gjeneralëve.

“Ne i urojmë mirëseadhje gheneralit Tod Uolters, komandant i Komandës evropiane të SHBA-së dhe komandant suprem i aleatëve evropianë të NATO-s, gjeneralit Xhefri Harigan, komandant i Forcave ajrore të SHBA-së në Evropë, Forcave ajrore në Afrikë, si dhe të Komandës ajrore aleate dhe gjeneralit Kristofer Kavoli, komandant i Ushtrisë së SHBA-së në Evropë dhe Afirkë. Tre gjeneralët me katër yje mbërritën sot në Shqipëri për të asistuar në nisjen e ‘#DefenderEurope21’, stërvitjes më të madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor. #KrahpërKrah”, qëndron në publikimin.

Stërvitja, e cila fillon sot, do të zgjat deri më 9 qershor, ndërsa do të marrin pjesë 28 mijë ushtarë.