Nënshkruhet marrëveshje për heqjen e vizave mes Maqedonisë së Veriut dhe Gjeorgjisë

Shpërndaje

Presidenti i vendit, Stevo Pendravoski sot ka realizuar një takim me presidenten e Gjeorgjisë Salome Zurabishvili e cila po qëndron për vizitë zyrtare në vendin tonë.

Pas takimi tet-a-tet në vilën presidenciale u nënshkrua edhe dy dokumente.

“U nënshkruan dy dokumente. Njëri për heqjen e vizave me Gjerogjinë për t’ua lehtësuar udhëtimin qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve të Gjeorgjisë. Dokumenti i dytë është memorandum për bashkëpunim në kulturë mes Ministrisë së Kulturës të Maqedonisë së Veriut dhe Gjeorgjisë”, deklaroi Stevo Pendarovski – President i Maqedonisë së Veriut.