Nga mesnata shtrenjtohen derivatet e naftës

Shpërndaje

Me vendim të Komisionit Rregullator për Energjetikë nga mesnata shtrenjtohen çmimet me pakicë të derivateve të naftës. Kështu çmimi i Euro Super BS-95, euro Super BS-98 dhe euro Dizlei do të shtrenjtohen për gjysmë denari për litër.

Me këtë çmimi me pakicë për një litër Euro Super BS-95 do të kushtoj 67.50 denarë, Euro Super BS-98 do të kushtoj 69.50 denarë për litër dhe Euro Dizeli do të shitët për 60.00 denarë për litër. Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi nga mesnata dhe do të zgjasin deri të hënën e ardhshme.