Ngjarje e rëndë: Motra vr.et motrën në Fushë Kosovë

Shpërndaje

Sot në mesditë ka ndodhur një vrasje në Fushë Kosovë. Dyshohet se motra ka mby*tur motrën e saj.

Këtë e kanë konfirmuar banorë afër vendit të ngjarjes.

Ende nuk ka ndonjë konfirmimin zyrtar nga Policia e Kosovës.

Para pak çastesh policia e Kosovës ka njoftuar se një 33-vjeçare ka mbetur e vde*kur në Fushë Kosovë si pasojë e të shtë*nave, në fshatin Vragoli.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 12:00, ndërkaq policia është lajmëruar për një vde*kje të dyshimtë.

“Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një rast vde*kje e dyshimtë, në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatur vde*kjen e vik*timës femër 33 vjeç. Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vde*kje të dhu*nshme, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vde*kje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka deklaruar Borovci.