Opozita shqiptare: Ministrat dhe drejtorët blejnë vetura luksoze, pacientët dhe punonjësit shëndetësor në kushte mizorie

Shpërndaje

ASH-AAA ka reaguar për tenderin e Qeverisë për blerjen e veturave luksoze qeveritare.

Ja reagimi i plotë:

Funksionarët qeveritar dhe ata të sektorit të shëndetësisë tani kanë vendosur edhe ta shpërblejnë veten, për keqmenaxhimin me sistemin shëndetësor dhe pandeminë KOVID19. Drejtorët e Fondit për Sigurim Shëndetësor, Stevo Kërstevski dhe Faton Ahmeti, do të blejnë vetura të reja që kushtojnë rreth 80 mijë euro. Paraprakisht dëgjuam se si Qeveria planifikon të furnizohet me 45 vetura të reja përmes lizingut operativ me kohë zgjatje prej 36 muajve, që sipas përllogaritjeve të para, nisur nga eksperienca e kaluar, qytetarët do të paguajnë nga 1.000 euro në muaj për secilën veturë apo nga 40.000 në total për çdo veturë.

Derisa Qeveria dhe drejtorët e Fondit për Sigurim Shëndetësor qerasin veten me veturat luksoze, shëndetësia, pacientët dhe punëtorët shëndetësor po zhvillojnë luftë të dyfishtë. Nga njëra anë ndodhet virusi KOVID19 dhe nga ana tjetër virusi më i keq, ai i keqmenaxhimit që pacientët i le të vdesin për ilaçe e kushte, ndërsa stafin shëndetësor të punojnë në shumë raste edhe pa vendime pune, pa sigurim shëndetësor dhe pa pagat që ata i meritojnë.

E kur jemi tek veturat luksoze të gjithëve besoj na kujtohet një emër, që tanimë është bërë sinonim edhe për këtë Qeveri. Gjithçka mbeti e njëjtë, vetëm Nikolla Gruevski mungon!