Ora policore deri më 1 qershor, Qeveria sot do të sjellë vendim

Shpërndaje

Ndaj propozimit të Komisionit për sëmundje ngjitëse, që ora policore dhe masat tjera restriktive të vazhdohen deri më 1 qershor, do të vendosë sot Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Në seancën, e cila rregullisht mbahet ditën e martë, pritet të sillet vendim për vazhdimin e masave restriktive aktuale.

Me këtë, parashihet që ora policore të vazhdojë të fillojë në ora 00:00 dhe të mbarojë në ora 04:00, ndërkaq kafenetë të punojnë deri në ora 23:00.

Këto masa duhej të vlenin deri sot, më 18 maj, por KSN-ja rekomandoi që të vazhdohen deri më 1 qershor