Reformat në arsim, prindërit protestojnë kundër dixhitalizimit të teksteve shkollore

Shpërndaje

Iniciativa qytetare “Libra dhe mësim patjetër të ketë” ka mbledhur 300 nënshkrime të cilat i dorëzoi në Kuvend ku kërkon nismë për referendum lidhur me ndryshimet në arsim. Dragana Spasevska tha se iniciativa do të përdor të gjitha mjetet juridike për ndërprerje të procedurës për miratimin e propozim ligjit për tekstet shkollore.

Të gjithë politikanëve dhe deputetëve u këshilloj të dëgjojnë zërin e qytetarëve dhe të respektojnë qëndrimin e qytetarëve si dhe mirë të mendojnë se çfarë vendime do të marrin lidhur me këtë ligj. Kujtojmë se pikërisht këto qytetarë kanë dhënë votën e tyre që ti përfaqësojnë në institucione dhe në kuvend. Rreth 300 nënshkrime u mblodhën në komunën e Manastirit dhe në komunën Qendër në Shkup. Presim që kësaj radhe të na pranohet iniciativa sepse gjithçka është legale – u shpreh Dragana Spasevska, “Libra dhe mësim patjetër të ketë”.

Ministrja e arsimit Milla Carovska përsërit se reformat në arsim do të ndodhin pavarësisht nismës për referendum.

Referendumi është e drejt demokratike, ka procedurë. Reformat patjetër të ndodhin, ndryshime në arsim patjetër të bëhen sepse nëse kështu qëndrojmë në vend për 2.5 dhe 7 vjet do të humbim potencialin e mundshëm që tani nëse fillojmë mund ta krijojmë për një periudhë 5,7 dhe 15 vjet kur realisht mund të presim që nxënësit që tani nisin arsimin fillor të dalin më produktiv dhe të jenë të trajnuar për një jetë bashkëkohore – tha Milla Carovska, ministre e Arsimit.

Ndryshe, nisma për referendum mund të hyjë në procedurë parlamentare vetëm nga një propozues i autorizuar./alsat/