SHBA, mijëra persona në protesta kundër sul.meve izraelite ndaj Palestinës

Shpërndaje

Mijëra demonstrues në Washington DC dhe New York City u mblodhën të shtunën në solidaritet me Palestinën dhe për të protestuar kundër Izraelit për sul*met në Gaza, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kryeqytetin amerikan, demonstruesit u mblodhën në Monumentin e Washingtonit, duke mbajtur flamuj palestinezë dhe pankarta në mbështetje të Palestinës, duke brohoritur “Liri për Palestinën”.

Turma protestoi ndaj administratës amerikane që ka qëndruar në heshtje ndaj sul*meve izraelite në Palestinë. Më vonë ata marshuan drejt ndërtesës së Kongresit Amerikan ku ndodhen Dhoma e Përfaqësuesve dhe zyrat e Senatit.

Demonstruesit i bënë thirrje administratës Joe Biden të ndalojë mbështetjen ushtarake për Izraelin.

Protesta treorëshe mbeti e qetë dhe përkoi me 73 vjetorin e Nakba-s, ose Katastrofës së Madhe.

Nakba, simboli i dëbimit të detyruar dhe masakrave për miliona palestinezë të cilët kanë jetuar në mërgim për dekada, shpreh një dhimbje të paepur për më shumë se shtatë dekada pasi u dëbuan me forcë nga tokat e tyre.

Pika qendrore e protestave pro-Palestinës ishte në Brooklyn të New York-ut, ku morën pjesë me mijëra njerëz, ku grupet muslimane dhe ato të të drejtave të njeriut qëndruan krah për krah.

Protestuesit marshuan në zonën Bay Ridge, duke mbajtur pankarta me mbishkrimet: “Fund okupimit”, “Fund aparteidit izraelit” dhe “Stop vr*asjes”.

Hebrenjtë ortodoksë ishin gjithashtu të pranishëm në tubim.

Sul*met ajrore izraelite në Gaza që nga 10 maji kanë vr*arë të paktën 174 njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë, dhe kanë plagosur më shumë se 1.200.

Sul*met ajrore në Gaza u paraprinë nga tensionet disaditëshe dhe agresioni izraelit në Kudsin Lindor të pushtuar, ku qindra palestinezë u sul*muan nga forcat izraelite dhe kolonët në Xhaminë Al-Aksa dhe në lagjen Sheikh Jarrah.

Tensionet u përhapën nga Kudsi i Lindor i okupuar në Gaza pasi grupet palestineze të rezistencës u zotuan të hakmerren për su*lmet izraelite nëse ato nuk ndaleshin.