BDl ka mbyllur anketat, Ahmeti: Çështje ditësh kur do ti bëjmë publike emrat e kandidatëve për lokalet

Shpërndaje

BDl ka mbyllur anketimet për zgjedhjet lokale të cilat mbahen në vjeshtën e këtij viti. Informaconin e ka bërë të ditur vetë kryetari i BDl-së, Ali Ahmeti sonte në “Klan Debat” në Klan Maqedoni.

“Është çështje ditësh kur do ti bëjmë publike emrat e kandidatëve për zgjedhjet lokale. Këtë e them sonte ekskluzivisht dhe anketat janë mbyllur. Emrat do të bëhen publike shumë shpejtë”, tha Ahmeti pa mos zbuluar asnjë emër.

Kandidaturë e sigurt është vetëm ajo e Likovës me Arkan Arifin, të cilën Ahmeti e pohoi.

Pos sondazheve, Ahmeti tha se kadidatët duhet të zgjidhen me aklamacion, të marrin bekimin nga poshtë e deri lartë në strukturat partiake.