Deri të premten moti me diell, gjatë uikendit me reshje shiu

Shpërndaje

Deri të premten në mbarë vendin do të mbaj mot me diell dhe i ngrohtë, ndërkohë që gjatë uikendit priten reshje shiu, kështu njoftuan nga Enti për Punë Hidrometeorologjike.

“Të premten pasdite priten reshje të shiut, derisa gjatë uikendit dhe fillim të javës së ardhshme moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, me shi lokal dhe bubullima. Temperatura nga e premtja do të shënoj rënie”, njoftojnë nga Enti për Punë Hidrometeorologjike.