Sela në takim virtual të organizuar nga Këshilli shqiptaro-amerikan

Shpërndaje

Këshilli Shqiptaro –Amerikan realizoi takimin virtual ndërmjet Kryetarit të Aleancës për Shqiptarët z.Ziadin Sela dhe Zonjës Jean N Phillipson të Departamentit të Shtetit.

U diskutua për marrëdhëniet SHBA-Maqedonia e Veriut, në fushat e demokracisë, zhvillimet politike, ekonomi, të drejtat e Shqiptarëve, kultura, edukimi, gjuha shqipe, migrimi i të rinjve, korrupsioni, regjistrimi, Marrëveshja e Ohrit, Prespës dhe roli i opozitës. Takimi u zhvillua në një atmosferë pozitive dhe miqësore.