Tragjedia në Kroaci/ Shpëton gruaja me dy djemtë e saj, por jo edhe burri

Shpërndaje

Tragjedia e djeshme ku humbën jetën 10 mërgimtar që ishin nisur nga Gjermania për në Kosovë, ka prekur zemrat e gjithsecilit.

Në mesin e të vdekurve është edhe Sevdail Rrustemi nga Podujeva.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar miku i shtëpisë, Fatmir Halimi i cili ka thënë se bashkë me të udhëtonte edhe motra e tij me dy djemtë por që ata kanë shpëtuar shëndosh e mirë.