Erdogan: Bosnja me strukturën e saj multikulturore është një vend kyç në Ballkan

Shpërndaje

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se Bosnjë e Hercegovina me strukturën e saj multikulturore është një vend kyç në gjeografinë e Ballkanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan e bëri këtë vlerësim në konferencën për media në Aeroportin Atatürk në Stamboll, para nisjes në Bosnjë e Hercegovinë, ku do të qëndrojë në një vizitë zyrtare njëditore.

“Bosnjë e Hercegovina me strukturën e saj multikulturore është një vend kyç në gjeografinë e Ballkanit, sigurisë, stabilitetit dhe zhvillimit të të cilës i kushtojmë rëndësi të madhe”, tha ai.

Duke folur rreth detajeve të vizitës së tij në BeH, Presidenti Erdoğan tha se, gjatë vizitës do të kenë mundësinë të diskutojnë hapat që mund të ndërmarrin së bashku për të çuar më tej bashkëpunimin.

“Në Malin e Zi do të takohemi me përfaqësues të komunitetit shqiptar”

Ai foli edhe rreth vizitës që do të realizojë të shtunën në Malin e Zi. “Ndihem shumë i lumtur që do të bëj vizitën time të parë zyrtare në Malin e Zi mik dhe aleat”, u shpreh presidenti turk.

Duke dhënë detaje rreth takimeve të tij në Malin e Zi, presidenti turk tha se do të takohet me presidentin, kryetarin e kuvendit dhe kryeministrin e këtij vendi.

Ai gjithashtu do të vizitojë xhaminë Nizam, restauruar nga TIKA dhe ndërtuar në periudhën e Fatih Sultan Mehmedit në qytetin e Tuzit.

“Në Malin e Zi do të takohemi me përfaqësues të komuniteteve boshnjake dhe shqiptare. Si Turqi i japim rëndësi të madhe zhvillimit të tërë Ballkanit në prosperitet, qetësi dhe paqe. Dëshirojmë që struktura multikulturore e rajonit të ruhet dhe mbështesim çdo përpjekje të kryer për këtë qëllim”, theksoi Erdoğan.

“Do të përfundojmë evakuimet nga Afganistai sa më shpejtë të jetë e mundur”

Presidenti Erdoğan, ndër të tjerat, dënoi sulmin, siç tha ai, gjithëpërfshirës terrorist, fatkeqësinë që ndodhi dje në Kabul.

Sipas të dhënave të fundit, 90 persona kanë humbur jetën dhe të paktën 150 të tjerë janë plagosur në sulmet terroriste në zonën ku ndodhet Aeroporti Ndërkombëtar “Hamid Karzai” në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.

“Do të përfundojmë evakuimet në kohën më të shkurtër dhe sa më shpejtë të jetë e mundur”, tha ai në lidhje me evakuimin e personelit të ushtrisë turke në Afganistan.

Ai duke informuar rreth numri të migrantëve afganë që gjenden në vendin e tij, tha se sipas të dhënave të Ministrisë turke të Brendshme ky numër është 300 mijë.