Erdogan: Zjarret pyjore, kërcënim global sikurse COVID-19

Shpërndaje

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi se “Të gjithë do t’i përjetojnë ditët, kur pyjet e djegura rilindin nga hiri.”

Presidenti Erdogan i bëri një vlerësim rendit të ditës gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë mbrëmë.

Zjarret pyjore janë një kërcënim global ashtu si pandemia COVID-19, tha Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Lidhur me zjarret në pyje që kanë prekur disa pjesë të Turqisë, Erdogan tha se ndërsa punimet e shuarjes po vazhdojnë, njësitë përkatëse po vazhdojnë të vlerësojnë dëmet.

“Në dhashë Zoti ne do t’i bëjmë të gjelbëruara të gjitha ato vende të djegura. /…/. Ashtu siç janë mbjellë 5.5 miliardë pemë falë qytetarëve tanë, ashtu do t’i përjetojmë së bashku edhe ditët kur pyjet tona të djegura rilindin nga hiri”, vlerësoi kreu i shtetit turk.

E gjithë bota aktualisht po përballet me këtë sfidë, e cila është sikurse një “kërcënim terrorist”, tha Erdoğan në një intervistë televizive të drejtpërdrejtë.

Ai tha se 187 zjarre pyjore kanë shpërthyer në Turqi në tetë ditët e fundit, prej të cilave 15 ende nuk janë shuar.

Gjithsej 51 helikopterë dhe 20 aeroplanë janë angazhuar në operacionet për shuarjen e zjarreve, shtoi presidenti turk.

Sipas shifrave zyrtare, të paktën tetë persona kanë humbur jetën që nga fillimi i zjarreve në jug dhe jugperëndim të Turqisë të mërkurën e kaluar.

Ndërkaq në lidhje me Republikën Turke të Qipros së Veriut (RTQV) dhe rajonin e Marashit të mbyllur, Presidenti Erdogan tha: “Ne mendojmë të organizojmë një takim ndërkombëtar nga vjeshta. Me këtë takim, synojmë të përmirësojmë edhe më tej performancën e kësaj iniciative.”/TRT.NET.TR/