Rita Ora përpiqet t’ua shpjegojë publikut ndërkombëtar nocionet “kosovar” dhe “shqiptar”

Shpërndaje

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora është gjithmonë cak i mediave rozë.

Bukuroshja njihet si njëra ndër artistet shqiptare që përmes talentit të saj dhe stilit të veçantë ka depërtuar në tregun muzikor ndërkombëtar, transmeton arbresh.info

Ajo së fundi ishte e ftuar si mysafire në Wired ku i duhet të përgjigjet në pyetjet e publikut për të, të cilat bëhen në internet.

Përgjigja e Rita Orës ishte “Po”, ndërsa Rita nuk ka hezituar të shpjegojë arsyen se përse deri tani ajo ishte prezantuar si shqiptare ndërsa tashmë përdor nocionin “kosovare”, por që vazhdon duke thënë se këto dy terme janë thuajse e njëjta gjë.

“Po, por më lini t’jua shpjegoj pak, është pak e komplikuar në rregull? Kosova është tani e pavarur, e cila nuk ka qenë më parë. Kështu që teknikisht, po, për disa vite unë do të thoja: Jam shqiptare, por unë aktualisht jam kosovare, por është kjo gjë është shumë e përafërt”, u shpreh Rita.

Rita Ora përndryshe vjen nga një familje shqiptare me prejardhja nga Kosova, më konkretisht nga qyteti i Pejës, por ajo ka qenë vetëm një vjeçare kur prindërit e saj vendosën të shpërnguleshin nga Kosova në Mbretërinë e Bashkuar, ku ajo kaloi pjesën tjetër të jetës së saj.