Shpëtohen 9 pushues në Shëngjin: Nxirren gjallë pas organizimit mahnitës nga pushuesit! (Video)

Shpërndaje

Nëntë pushues në Shëngjin kanë arritur të shpëtojnë të gjallë pas organizimit mahnitës nga të tjerë pushues që i kishin parë në det derisa ata kishin humbur betejën me detin.

Dallgët e detit duket se ishin bërë të papërballueshme për nëntë vetë në Shëngjin.

Kjo krijoi një moment mjaft të rëndë për ta, pasi nuk po arrinin të dilnin nga deti.

Qytetarët i organizuan dorë më dorë dhe me litarë dhe arritën që t’i nxjerrnin të gjallë.

Njoftim nga Fitim Havolli:

Sot me 05.08.2021.3

E falenderoj njërn nga pushueset për këtë video,

Sot nga dallgët dhe rrymat e fuqishëme të detit në njërën nga pllazhat e Shqipërisë,po mos të u organizojshëm si në video, rreziku ishte të humbshin jetën nëntë pushuesë.

Fal Zotit dhe organizimit dorë me dorë me litarë nga gjithë pushuesit arritëm t’i nxerrim të gjallë familjarët e atyre që veq e kishin humbur betejën në raport me ujin.

Ishte një moment i hidhur por edhe i gëzueshëm për gjestin dhe guximin e gjithve pushuesëve!

Moment ky që tregon shumë ,kur je i bashkuar dhe ke qëllim të mirë gjithmonë je fitues.

Jam shumë lumutur që bashkë me disa shokë bëm një organizim të tillë për qëllime humane, meqenëse ishte edhe pak rrezikt asnjë nga pushuesit nuk hezituan!